Në tetor do ta prezantoj zgjidhjen për provimin e jurisprudencës
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari thotë se do të gjindet zgjidhje pët provimin e jurisprudencës.
“Në gjysmën e parë të tetorit do t’i ftoj studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike në një takim të përbashkët, ku do të prezantoj zgjidhjen ligjore për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës.
Deri më tani janë paraqitur pesë kërkesa nga asociacionet studentore: tri për dhënien e provimit në gjuhën shqipe, një në gjuhën angleze dhe një në gjuhën angleze dhe turke.
Synimi ynë është që përmes dialogut të hapur, qasjes gjithëpërfshirëse dhe respektimit të standardeve evropiane, t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat dhe të përcaktojmë hapat e mëtejshëm institucionalë.”, ka theksuar Shasivari. (INA)