Adrian Morina, Arta Jashari e Fahri Fazliu i Ri në natën e 11-të të protestës në shesh
Programi do të nisë me Betimin e Ushtarit të UÇK-së, të cilin do ta thotë veterani Halit Zogaj. Më pas, para të pranishmëve do të flasin organizatori i protestës, Çlirim Haziri, dhe nxënësja e gjimnazit “Sami Frashëri”, Olsa Hyseni.
Gjatë mbrëmjes do të shfaqet edhe videoja “Rrëfimi i ushtarit”. Me fjalime do të paraqiten aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani dhe Fahri Fazliu i Ri, nip i heronjve Fahri e Bahri Fazliu.
Në program është edhe sopranoja Arta Jashari, e cila do të interpretojë këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë”.