Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Granit Osmani: UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së, kauzën e mbështes, por jo keqpërdorimin politik
Maqedoni

Granit Osmani: UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së, kauzën e mbështes, por jo keqpërdorimin politik

September 27, 2026

AA

Ish luftëtari i UÇK-së, Granit Osmani, ka reaguar lidhur me protestën për krerët e UÇK-së, duke theksuar se qëndrimi i tij ndaj kauzës nuk ka ndryshuar, por se kundërshton përdorimin e saj për interesa partiake.

Osmani thotë se fillimisht kishte bërë thirrje për mbështetje masive të protestës, por pasi, sipas tij, u bë e qartë se pas organizimit qëndronte një subjekt politik, ai tërhoqi mbështetjen për atë organizim.

“UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së. Bashkëluftëtarët nuk janë dekor për mbijetesën politike të askujt. As vuajtja e tyre nuk mund të shndërrohet në kapital politik”, shprehet Osmani.

Ai thekson se ka marrë pjesë në marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së për shkak të kauzës dhe jo për ndonjë agjendë partiake.

” ”
“Kam qenë në luftë. Jam invalid lufte. E di çfarë do të thotë sakrifica dhe e di shumë mirë dallimin mes luftës për një kauzë dhe luftës për një parti”, shprehet ai.

Osmani u është përgjigjur edhe kritikave nga BDI-ja dhe portalet që ai i quan të afërta me këtë parti.

“BDI-ja dhe portalet e saj le të mos tentojnë të më mësojnë mua se çfarë është patriotizmi dhe çfarë është besnikëria ndaj UÇK-së”, ka thënë Osmani.

Në fund, ai ka bërë të qartë se do të vazhdojë të mbështesë kauzën dhe bashkëluftëtarët, por jo përdorimin e emrit të UÇK-së për interesa politike.

“Kauzën do ta mbështes. Bashkëluftëtarët do t’i mbështes. Por asnjë parti nuk do të ketë të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së si mburojë për interesat e veta politike”, shkruan Osmani duke e mbyllur reagimin me mesazhin: “Liri për çlirimtarët”.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me mesazh (VIDEO)

November 22, 2026
Kosovë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas

November 22, 2026
Maqedoni

Pajaziti: Mos ta lëmë të mbetet vetëm kujtim! Muzeu i

November 22, 2026
Maqedoni

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që

November 22, 2026
Maqedoni

Emira Selimi: Shqiptarët e Manastirit po harrohen?

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5233
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15594
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me

Ditë feste dhe një ngjarje të rëndësishme e cilësoi kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra, kalimin me një ndalesë

Maqedoni

Pajaziti: Mos ta lëmë të mbetet vetëm kujtim!

Gazetari Naser Pajaziti ka bërë një thirrje të fortë publike që Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir të

Maqedoni

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, me rastin e 22 Nëntorit-Ditës së Alfabetit Shqip, ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.