Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)
Sot, Policia e Kosovës në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23” ka arrestuar nëntë persona në Zubin Potok nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Bëhet e ditur se operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
Veriu.info ka siguruar një komunikim të serbëve në një grup në Telegram, ku janë listuar emrat e të arrestuave, që sipas këtij njoftimi janë:

Ndryshe, “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës” përbëhej nga 23 persona, të cilët rezultojnë të zhdukur që prej prillit të vitit 1999.
Mes tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë. Tashmë, pas gjetjes së mbetjeve mortore, hetimet janë shtrirë edhe tek personat e dyshuar për përfshirjen në vrasjen dhe zhdukjen e tyre.