Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shërbimi sekret godet rrjetin e propagandës pro-ruse në Maqedoninë e Veriut: Bastisje dhe sekuestrime masive!
Maqedoni

Shërbimi sekret godet rrjetin e propagandës pro-ruse në Maqedoninë e Veriut: Bastisje dhe sekuestrime masive!

October 1, 2026

AA

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), po ndërmerr aktivitete për zbulimin dhe pengimin e një rrjeti propagandistik në vend, për të cilin vlerësohet se ka agjendë destruktive dhe keqdashëse, të orientuar drejt ndikimit në diskursin publik në favor të interesave të huaja, përcjell TV21. Janë ndërmarrë veprime hetimore ndaj një shtetasi të Maqedonisë, i lidhur me faktorë të huaj që janë krijues të një aparati propagandistik me një rrjet portalesh të integruara edhe në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga ASK.

Është kryer kontroll në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar gjësende, të cilat aktualisht janë duke iu nënshtruar ekspertizës shtesë. Aktorët e vërtetë të këtij rrjeti propagandistik, i cili, siç theksojnë nga ASK-ja, është në funksion të interesave ruse, fshihen përmes pseudo-portaleve të klonuara, të regjistruara me domen të Maqedonisë në internet. Përmes këtyre pseudo-portaleve përhapen lajme të rreme dhe dezinformata, si dhe riformësohen narrativat për ngjarjet aktuale, duke minuar besimin në institucionet dhe duke nxitur urrejtje dhe jotolerancë etnike e kombëtare.

“Agjencia për Siguri Kombëtare, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr aktivitete për zbulimin dhe pengimin e një rrjeti propagandistik në vend, i cili ka agjendë destruktive dhe keqdashëse për të ushtruar ndikim në diskursin publik, në favor të interesave të huaja. Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të koordinuara të ASK-së, MPB-së dhe PTHP-së, më 18.09.2026 janë ndërmarrë veprime hetimore ndaj një shtetasi maqedonas, i lidhur me faktorë të huaj që janë krijues të një aparati propagandistik me një rrjet portalesh të integruara edhe në hapësirën mediatike maqedonase”, thuhet në njoftim.

Nga ASK sqarojnë se, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, sipas nenit 319 të Kodit Penal, “Zbulimi i sekretit zyrtar”, sipas nenit 360 të Kodit Penal dhe “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”, sipas nenit 394-g të Kodit Penal, është kryer kontroll në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar gjësende, të cilat aktualisht janë duke iu nënshtruar ekspertizës shtesë.

“Aktorët e vërtetë të këtij rrjeti propagandistik, i cili është në funksion të interesave ruse, fshihen përmes pseudo-portaleve të klonuara, të regjistruara me domen maqedonas të internetit. Përmes këtyre pseudo-portaleve përhapen lajme të rreme dhe dezinformata, si dhe riformësohen narrativat për ngjarjet aktuale, duke minuar besimin në institucionet dhe duke nxitur urrejtje dhe jotolerancë etnike e kombëtare. Aktivitetet e përmendura janë vazhdimësi e aktiviteteve hibride proruse të penguara më herët ndaj një shtetasi maqedonas, të lidhur me këto rrjete propagandistike, ndaj të cilit ishte ngritur edhe kallëzim penal për veprën penale “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”, sipas nenit 394-g të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Nga ASK-ja theksojnë se, në kuadër të kompetencave, do të vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete në drejtim të zbulimit dhe parandalimit të aktiviteteve subversive-propagandistike përmes një rrjeti portalesh të lidhura me struktura politike rajonale proruse, përmes të cilave drejtpërdrejt minohen proceset strategjike të integrimit evropian të vendit.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë

November 19, 2026
Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

November 19, 2026
Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë

November 19, 2026
Maqedoni

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët jo

November 19, 2026
Kosovë

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi

November 19, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5213
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15559
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe akuzave lidhur me situatën e ujit të pijshëm

Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi (i lindur më 1962), dhe u varros pas namazit të

Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.