Albina Kelmendi shpërthen në lot – nuk mund të lexojë dedikimin romantik të bashkëshortit gjatë emisionit
AA
Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “S’e Luan Topi”.
Ajo ka folur për jetën private, karrierën e po ashtu edhe për prezantimin e saj në Eurovision.
Artistja nga Peja në një moment u befasua nga partneri me një buqetë me lule dhe një pusullë.
E njëjta nisi ta lexonte, por nuk mundi dot pasi filloi të qante menjëherë, duke i kërkuar moderatores ta bëjë.
“E shtrenjta ime, ndërsa ulem në një qoshe për të shkruar disa fjalë për ty, po e gjej veten të përmbushur nga dashuria dhe mirënjohja që të kam prej teje. Në kopshtin e zemrës sime ti je lulja më e bukur. Prania jote në jetën time është një thesar i çmuar… ti je partnerja ime, miku i ngushtë, dhe bashkëshortja ime e përjetshme”, kanë qenë fjalët e Valon Vatajt mes tjerash.
Pas këtij dedikimi romantik, Albina tha se Valonin nuk ka fjalë që ta përshkruajë, për personin që është.
“Ai është njeriu kryesor tani që më shtyn për gjithçka. Nëse kisha kërkuar ta zgjidhja vetë partnerin e jetës, nuk e di nëse do mund ta zgjidhja ashtu siç është Valoni”, u shpreh ajo.
Ligji për Përfaqësim të Drejtë, ligji nuk e
“Deklarimi i përkatësisë etnike është vullnetar”, kështu thuhet në pikën 2 të nenit gjashtë të ligjit për përfaqësim të drejtë
SHA EMV dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshje për
Një marrëveshje granti me vlerë 2,4 milionë dollarë për zbatimin e aktiviteteve përgatitore të centralit të kogjenerimit “KME Manastiri 1”
“One Stop Shop” edhe me Shqipërinë, Qeveria miraton
Sot, Qeveria miratoi vënien në funksion të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” me Republikën e Shqipërisë,