Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Këto pije duhet t’i shmangni para se të shkoni në krevat për të fjetur
Shëndetsi

Këto pije duhet t’i shmangni para se të shkoni në krevat për të fjetur

March 3, 2024

AA

Rrethi vicioz i shprehive të pashëndetshme fillon me pijet e pashëndetshme para gjumi

Këto pije gjithsesi duhet të mos i pini para se të shkoni të flini gjumë, nëse dëshironi të shmangni mbipeshën.

Mungesa e gjumit cilësor të natës është ndër shkaktarët kryesorë të grumbullimit të kilogramëve të padëshiruar.

Shumica e të rriturve në mëngjes më parë pinë kafe me qumësht duke futur kështu sheqer dhe yndyrë në stomak të zbrazët, transmeton Telegrafi.

Këto pije assesi nuk duhet t’i pini para se të shkoni në gjumë:

Vera

Një gotë verë para gjumi pas ditës së gjatë dhe të lodhshme për shumicën është zgjedhje e shpeshtë. Mirëpo, kur të pini gotën e dytë apo të tretë, me siguri keni arritur te pika kur sasia e pirë e verës do të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.

Hulumtimi eksperimental klinik mbi alkoolin ka treguar që sasia e shtuar e verës mund të pengojë gjumin tuaj të natës. Çdo gotë përmban rreth 100 kalori, andaj është me rëndësi të kini parasysh këtë nëse dëshironi të mos shtoni peshë të panevojshme trupore.

Lëngjet e gazuara

Pijet e këtilla nuk janë të shëndetshme edhe kur i pini gjatë ditës, posaçërisht para se të shkoni në gjumë. Përmbajnë kafeinë, por edhe sasi të mëdha sheqeri dhe kalori të zbrazëta, të cilat nuk do të plotësojnë urinë tuaj.

Nëse dëshironi të humbini peshë apo të mos shtoni më shumë, lëngjet e gazuara duhet t’i vendosni në listën e pijeve të ndaluara.

Jo kafe e qumësht para gjumit

Qëndro sa më larg qumështit. Laktoza mund të shkaktojë probleme me tretjen, kur në fakt po përpiqesh të mos shtosh të tjera. Laktoza është sheqer dhe mund të shkaktojë edhe zgjim në mes të natës për shkak të urisë. Thjeshtë mos e bëj!

Kafja, siç dihet, nuk është ide e mirë për t’u pirë në darkë. Ashtu si qumështi, edhe kafja të mban zgjuar për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15482
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.