Qeveria i dërgon kërkesën e parë Presidentes Shiroka-Pula
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e gjashtë elektronike, ku ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Evropiane për Investime (BEI).
Sipas vendimit, kredia lidhet me Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.
“Mbledhja e gjashtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:
– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.