Ronaldo surprizon me komentin për Messin, mbi 6 milionë pëlqime dhe një rekord që po çmend rrjetin!
Cristiano Ronaldo po dëshmon edhe një herë se rivaliteti më i madh në futboll nuk e përjashton respektin mes dy legjendave.
Komenti i yllit portugez në postimin e Lionel Messit për lamtumirën e tij është bërë një nga komentet më të pëlqyera në historinë e Instagramit, duke kaluar shifrën prej 6 milionë pëlqimesh në një kohë shumë të shkurtër.
Sipas të dhënave të publikuara, Ronaldo renditet ndër komentuesit me më shumë pëlqime në Instagram, me tri komente që kanë kaluar shifrën prej 6 milionë pëlqimesh. Dy prej tyre janë pikërisht në postimet e rivalit të tij historik, Lionel Messi.

Pavarësisht se për vite me radhë janë krahasuar dhe kanë luftuar për titujt më të mëdhenj individualë në futboll, Ronaldo ka treguar vazhdimisht respekt për Messin.
Tani, tifozët po ëndërrojnë një skenar që do të mund të thyente çdo rekord: Ronaldo dhe Messi përballë njëri-tjetrit në një podcast të përbashkët në YouTube.
Dy legjenda, një bisedë dhe miliona tifozë para ekranit. A do të ishte ky një nga emisionet më të shikuara në historinë e internetit?/Shprehja