
SARAJI: Pikënisja e Ndryshimit të Madh në 24 Prill dhe 8 Maj!
“Në një atmosferë FITOREJE, SINQERITETI DHE VENDOSSHMËRIE të paparë, sonte bashkërisht me koordinatorin Muhamed Elmazi, zv.koordinatorin Muhamed Rama dhe shumë bartës tjerë të aktivitetit politik në Komunën e Sarajit, takuam një pjesë të strukturave vetëm të disa qendrave të votimit apo vendbanimeve. Ky elan, organizim dhe mbështetje më bën të sigurtë që pikërisht SARAJI do të jetë VULA e fitores së madhe dhe NDRYSHIMIT! shkruan Izet Mexhiti në facebook.