Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Maqedoni: Sa do të kushtojë Dizeli dhe Benizna nga mesnata?
SHKUP – Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, të miratuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Sipas vendimit të ri, dizeli dhe gazi për automjete do të shtrenjtohen, ndërsa benzina do të ketë çmim më të ulët.
Çmimet e reja janë:
- Dizeli: Shtrenjtohet për 2 denarë, nga 97 në 99 denarë për litër.
- Benzina 95: Ulet për 2,5 denarë, nga 98,5 në 96 denarë për litër.
- Benzina 98: Ulet për 2,5 denarë, nga 100,5 në 98 denarë për litër.
- Gazi për automjete (LPG): Shtrenjtohet për 3 denarë, duke arritur në 50 denarë për litër.
Me këto ndryshime, shoferët që përdorin dizel dhe gaz do të përballen me shpenzime më të larta për furnizim, ndërsa ata që përdorin benzinë do të përfitojnë nga ulja e çmimeve.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri në vendimin e ardhshëm të KRRE-së./Shprehja.com
