Beqiri: Futbolli luhet për tifozët dhe ata të largohen të lumtur nga stadiumi
Fitorja bindëse 3:0 me Vardarin ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri edhe pse ai mendon se skuadra akoma nuk është në nivelin ku dëshiron ai. Shkëndija me golat e Çinarit (34’ dhe 40’) dhe Ditës (54’) mundi nw mwnyrw bindwse skuadrwn nga Shkupi, duke dominuar nw twrwsi sfidwn ne Tetovw.
“Për ne ishte e rëndësishme të marrim tre pikët, por për mua është shumë e rëndësishme edhe si do të luajë skuadra. Kështu që jam i kënaqur me paraqitjen në përgjithësi, pavarësisht se gjatë 90-të minutave kemi disa momente, ku shfaqim disa defekte të veçanta, por është e rëndësishme që dominuam kundërshtarin. Mendoj se edhe tifozët të cilët ishin të pranishëm në numër të madh i kënaqëm. Falemenderim të veçantë për “Ballistët”, por edhe për tifozët tjerë për përkrahjen gjatë gjithë 90-të minutave. Futbolli luhet për tifozët dhe për ne është shumë e rëndësishme që ato të kënaqen me performansat dhe rezultatin dhe të lumtur të largohen nga stadium,” deklaroi pas ndeshjes Beqiri.