Me golat e shënuara, Sokol Cikaleshi futet në historikun e klub turk
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin mars, ndaj Kilit dhe Suedisë. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi i parë për këtë vit, legjionarët kuqezi vijojnë të dërgojnë sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo.
Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në kampionatin turk, pasi shënoi në sfidën Pendikspor-Konјaspor, që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 0-2. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, falë një penalltie që e shndërroi në gol.
Ky realizim ishte historik për Cikalleshin pasi u bë lojtari i huaj me më shumë gola (27) në historinë e Konyaspor.