Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i dyshuar për përfshirje në veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.
Burime të Insajderit bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Luan Kastrati.
Sipas Policisë, i dyshuari është kapur në flagrancë teksa po merrte para nga viktima, në kuadër të veprimtarisë së dyshuar të fajdesë.
Policia dyshon se Kastrati, në vazhdimësi, ka ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të përfitimit të interesit nga fajdeja. Përmes këtyre veprimeve, ai dyshohet se e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.