Kilian Mbape së bashku me një sulmues tjetër do të largohet nga PSZH
Lamtumira e Kilian Mbape me PSZH-në në verë është tashmë e sigurt. Francezi do të shkojë te Real Madridi dhe sipas “Don Balon”, një tjetër sulmues që aktualisht është në Paris, do t’iu thotë lamtumirë kryeqytetasve francezë. Sipas medias në fjalë, Luis Enrike do të duhet të zgjedhë veçanërisht mes Asensio dhe Dembele. Pra, vetëm njëri prej tyre do ta vazhdojë aventurën franceze.
Ndërkohë, pavarësisht mohimeve të vetë trajnerit spanjoll, Luis Enrike konsiderohet në “pole position” për stolin e Barcelonës. Gazetarët e “Cadena Ser” janë të sigurt për këtë. Deko, drejtori sportiv i blaugranave, ka si synim trajnerin spanjoll, të lidhur aktualisht me PSZH-në deri më 30 qershor 2025.
Ai e ka drejtuar edhe më parë, me mjaft sukses, skuadrën katalanase, madje duke fituar tripletën sezonale me të. De Zerbi dhe Hansi Flik, janë gjithashtu në garë për stolin që deri në fund të sezonit do të jetë “pronë” e Çavi Hernandez.