Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, dyshohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Rama pritet të intervistohet sot lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.
Dyshimet që lidhen me këtë projekt kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit publik, vlerën e kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe pretendimet për manipulim të stafit dhe konflikt interesi.
Projekti “Arkitekti i Kryeqytetit” ishte iniciuar nga Komuna e Prishtinës nën udhëheqjen e Përparim Ramës dhe kishte qenë në qendër të kritikave për mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit.
Intervistimi i Ramës vjen në kuadër të trajtimit të dyshimeve që lidhen me këtë kontratë.