Radhë të gjata para Alta Bankës në Manastir: Pensionistët presin pensionet, por mund të tërheqin vetëm 10.000 denarë në javë!
Qytetarët vazhdojnë të presin në radhë para degës së Alta Bankës në Manastir, pas vendosjes së kufizimit për tërheqjen e parave të gatshme në maksimum 10.000 denarë në javë.
Masa u vendos pas ndërhyrjes së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, më 1 nëntor.
Mes qytetarëve që presin para bankës ka edhe pensionistë, të cilët shprehin pakënaqësi pasi nuk mund t’i tërheqin të plota pensionet e tyre për shkak të kufizimit të vendosur.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te klientët që kanë nevojë për qasje në kursimet dhe të ardhurat e tyre.
Ende nuk ka informacione se për sa kohë do të mbetet në fuqi kufizimi prej 10.000 denarësh në javë.