Alguacil: Do të bëjmë gjithçka që të përmbysim rezultatin
Real Sosiedadi vjen në këtë ndeshje në momentin më të vështirë të sezonit, ndërsa spanjollët kanë regjistruar vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Por trajneri Imanjol Alguacil beson edhe te një përmbysje pas humbjes 2-0 në “Park des Princes” kundër PSZH-së në ndeshjen e parë të 1/8- ave.
“Unë do t’i kërkoj skuadrës që të tregojë personalitet, ashtu siç bëri në Paris. Ne e treguam atje se çfarë jemi në gjendje që të bëjmë. Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka për ta përmbysur ndeshjen. Unë dua që të krijohet atmosfera më e mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi plot shpresë. Gjëja më e rëndësishme është që të luftojmë dhe të qëndrojmë gjallë,” tha mes tjerash Alguacil.