“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra
Lëvizja “ZNAM” i është kundërpërgjigjur Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe LSDM-së, duke i akuzuar për diskualifikime personale dhe përpjekje për diskreditim politik të liderit të saj, Maksim Dimitrievski.
Në reagimin e saj, “ZNAM” kritikon etiketimin e Dimitrievskit si „patriot me bateri“, duke kujtuar se në vitin 2017 ai hoqi dorë nga mandati i deputetit për të garuar për kryetar të Kumanovës, pa mbajtur një pozicion rezervë në Kuvend.
Partia kërkon nga ASH-ja dhe LSDM-ja që kritikat t’i mbështesin me argumente, ndërsa në lidhje me provat e pretenduara për takime dhe lidhje me Alta Bankën, kërkon publikimin e fakteve dhe dokumenteve.
“ZNAM” përsërit qëndrimin se provimi i jurisprudencës duhet të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase dhe se nuk do të pranojë lëshime pa reciprocitet ndaj Bullgarisë.
Në fund, partia thekson se nuk do t’i ndryshojë qëndrimet për shkak të kalkulimeve të përditshme politike.