Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë
Baton Haxhiu, gazetar tashmë veteran, ka folur për shumë tema në një intervistë të gjatë të publikuar nga MAPO.
Haxhiu i është përgjigjur disa pyetjeve rreth luftës në Kosovë dhe vitet e okupimit, kur Serbia sundoi me grusht të hekurt mbi shqiptarët.
Haxhiu ka folur për përvojen e tij personale, takimet me ndërkombëtarët dhe me faktorët lokalë politikë. Haxhiu ka rrëfyer edhe për takimin me UÇK-në.
“Unë jam njeriu që kam shkelur mbi kufoma. Unë e kam publikuar fotografinë e foshnjës gjashtëmuajshe nga Abria, në faqen e parë të gazetës. Kam qenë ndër të parët që e kam bërë të njohur UÇK-në në opinionin shqiptar dhe më gjerë. Në këtë kontekst vjen edhe rrëfimi për Ludeviqin, kur kthehem dhe e gjej ambasadorin amerikan në zyrë, i cili më thotë: “Ju nuk e dini çfarë është lufta”” – ka theksuar Haxhiu, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.