Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kurti pritet në Irlandë nga kryeministri Micheál Martin (Video)
Kosovë

Kurti pritet në Irlandë nga kryeministri Micheál Martin (Video)

November 12, 2026

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Dublin nga kryeministri irlandez Micheál Martin në nisje të European Political Community (EPC), raporton Gazeta Online Veriu.info. 

Këshut ka bërë të ditur vet Kurti përmes një postimi në rrjete sociale.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pritja nga kryeministri i Irlandës Micheál Martin dhe deklarimi im për media në nisje të European Political Community (EPC):

Mirëmëngjesi,

Jam shumë i lumtur të kthehem në Dublin pas tre vjetësh e gjysmë, dua të falënderoj Taoiseach (kryeministrin) Micheál Martin për ftesën dhe mikpritjen.

Irlanda është rrëfim i shkëlqyeshëm suksesi i integrimit Evropian dhe anëtarësimit. Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne llogarisim në presidencën Irlandeze. Dhe, duam të falënderojmë popullin e Irlandës për strehimin e më shumë se një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës më 1999, kur u dëbuan nga mëmëdheu i tyre për shkak të gjenocidit të forcave të armatosura të Serbisë së Millosheviçit dhe Jugosllavisë.

Gjithashtu, dua të falënderoj ushtarët dhe oficerët irlandezë, të cilët kanë shërbyer në KFOR përgjatë këtyre më shumë se dy dekadave e gjysmë, për të siguruar paqe, siguri e mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit tim.

Bashkimi Evropian dhe NATO janë organizata të domosdoshme për demokraci, prosperitet dhe sigurinë e përgjithshme.

Faleminderit shumë!

…

Është shumë e rëndësishme që liderët të takohen së bashku, të diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon dhe me luftën kinetike, sulme në infrastrukturën kritike dhe luftën hibride po shkon përtej agresionit në Ukrainë. Kështu që, mendoj se EPC ndihmon, sepse mblidhen liderët dhe bashkojnë forcat!

Faleminderit!

Previous post
Të fundit
Kosovë

Kurti pritet në Irlandë nga kryeministri Micheál Martin (Video)

November 12, 2026
Kosovë

Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun

November 12, 2026
Kosovë

“Rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën”, çka po paralajmëron

November 12, 2026
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5157
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen

Një incident fizik është regjistruar më 7 nëntor në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku janë përfshirë dy të dënuarit

Kosovë

“Rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën”, çka

Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese

Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.