Struga Trim Lum rikthehet në kreun e renditjes, barazojnë Shkupi e Shkëndija
Në mesjavë u zhvilluan ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, me çka u mbyll cikli i dytë i garave në elitën e futbollit vendor.
Kampioni aktual, Struga Trim Lum, pas 3 barazimeve radhazi, arriti që të shënojë fitoren e parë në stinorin pranveror, duke mundur Makedonija Gjorçe Petrovin me 2-1. Me këto tri pikë, Struga Trim Lum rikthehet në vendin e pare të renditjes, duke lënë pas FC Shkupin dhe Shkëndijën. Bunjamin Shabani dhe Marjan Radeski shënuan për vendasit, para se Aliji të shënojë golin e ngushëllimit për mysafirët.
Ndërkohë terrenin vendas e shfrytëzuan edhe skuadrat e Vardarit dhe Tikveshit, të cilët me rezultat identik, 1-0, mundën Rabotniçkin, respektivisht Sileksin. Ndërkohë nuk kishte fitues, por edhe gola në përballjet e zhvilluara në Shtip dhe Strumicë, ku pikët i ndanë skuadrat e Brera Strumicës dhe Shkëndijës, si dhe ato të Bregallnicës dhe FC Shkupit.
Me barazim, por me me nga një gol të shënuar nga dy anët, u mbyll takimi në Ohër, në mes Voska Sportit dhe Gostivarit.
LIGA E PARË – JAVA 22
Struga Trim Lum 2-1 Makedonija Gj.P.
Vardari 1-0 Rabotniçki
Tikveshi 1-0 Sileksi
Bregallnica 0-0 FC Shkupi
Brera Strumica 0-0 SHkëndija
Voska Sport 1-1 Gostivari