Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

November 13, 2026

AA

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku pjesa teorike do të mund të jepet në shqip, turqisht ose anglisht, ndërsa pjesa praktike do të jetë ekskluzivisht në maqedonisht dhe çirilik.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski theksoi se nuk ka provim jurisprudence që jepet tërësisht në gjuhën shqipe.
Sipas propozimit të dërguar Komisionit të Venedikut, pjesa e parë mbulon pyetje teorike nga studimet universitare, dhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e lartë në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes do të jenë në gjendje të zgjedhin në cilën nga këto gjuhë do ta japin këtë pjesë.

Pjesa e dytë mbulon një simulim të dy gjykimeve gjyqësore – penale dhe civile, dhe do të jepet në maqedonisht dhe çirilik. Mickoski shpjegoi se kjo zgjidhje bazohet në interpretimin e Komisionit të Venedikut të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe në parimin se sistemi gjyqësor funksionon në një gjuhë të përbashkët zyrtare.

Mikoski foili edhe për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ku tha se do të zgjasin periudhën e vjetërsimit apo parashkrimit të veprave penale dhe nuk do të kenë efekt prapaveprues.

Mickoski tha se me propozimin e dorëzuar në Komisionin Evropian i jepet fund dëmit që shkaktoi Qeveria e kaluar që sipas kreu të ekzekutivit tentoi t’i hap rrugën një amnistie me qëllim realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Këto ndryshime janë për tani e tutje. Nuk mund të vlejnë për të kaluarën. Gjithmonë kur do të dëgjoni nga BDI-ja dhe LSDM-ja se janë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, janë pikërisht ata që i dhanë goditjen sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kur në flasim për sundim të ligjit, dijeni se ishim ne ata që i dërguam në Bruksel këto dy ligje që do të vlejnë për këtë Qeveri”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
Kosovë

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem

November 13, 2026
Maqedoni

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i

November 13, 2026
Maqedoni

MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5163
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15477
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për

Maqedoni

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre

Tre persona nga fshati Çegran i Gostivarit janë arrestuar, pasi njëri prej tyre është kapur me lëndë të bardhë pluhur,

Maqedoni

MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës do të ndajë dy bursa për vitin akademik 2027/2028, për studime deridiplomike (të rregullta),

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.