Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

November 14, 2026

AA

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin 2100 vendi mund të humbasë 52% të popullsisë dhe të bjerë nën një milion banorë, shkruan Deutsche Welle (DW).

Nëse vazhdojnë trendet aktuale demografike, Maqedonia e Veriut deri në vitin 2100 do të reduktohet në diçka më pak se 900 mijë banorë, tregojnë të dhënat e OKB-së. Me këtë, vendi do të jetë ndër më të goditurit në kontinentin evropian. Analiza e të dhënave tregon se në rrezik më të madh janë vetëm Ukraina (e cila do të humbiste rreth 62% të popullsisë aktuale), Shqipëria (57%) dhe Bosnja e Hercegovina (56%).

Sipas projeksioneve të institucioneve statistikore ndërkombëtare dhe vendase, kombinimi i natalitetit të ulët, plakjes së popullsisë dhe shpërnguljes intensive të të rinjve çon drejt zbrazjes dramatike të vendit dhe rajonit.

Edhe pse sipas të dhënave aktuale të Eurostat-it, Maqedonia e Veriut aktualisht ka një përqindje më të lartë të popullsisë së aftë për punë (mosha nga 20 deri në 64 vjeç) sesa mesatarja e BE-së — 59,5% kundrejt 58,3%, parashikimet afatgjata tregojnë për një rënie të mprehtë demografike.

Sipas projeksioneve zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), nëse vazhdojnë trendet aktuale, popullsia e vendit do të ulet për rreth 30% deri në 35% deri në vitin 2070, përkatësisht nga 1,83 milionë fillestarë në rreth 1,2 deri në 1,3 milionë banorë.

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara (UN WPP / UNDESA) janë edhe më shqetësuese: sipas skenarit të tyre të mesëm, popullsia në Maqedoninë e Veriut do të bjerë në 1,52 milionë deri në vitin 2050, ndërsa deri në vitin 2100 do të zvogëlohet për plot 52 për qind, me ç’rast në shtet do të jetonin më pak se një milion njerëz (rreth 868.000 deri në 943.000 banorë). Me një rënie të tillë të projektuar, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e katërt në Evropë sipas shpejtësisë së shpopullimit, menjëherë pas Ukrainës, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Shkaqet kryesore për trendet negative në Maqedoninë e Veriut janë rënia e vazhdueshme e fertilitetit dhe shpërngulja intensive e familjeve të reja.

Shkalla e fertilitetit në Maqedoninë e Veriut ra nga 1,52 fëmijë të lindur gjallë për grua në vitin 2014 në 1,44 në vitin 2024 (nën mesataren evropiane prej 1,34). Numri i fëmijëve të lindur është në rënie disadekadëshe: nga 44.095 në vitin 1960, përmes 29.308 në vitin 2000, në një rekord të ulët prej 16.061 fëmijësh të lindur gjallë në vitin 2024.

Në komuna të caktuara, si Mavrova dhe Rostusha, Qendra Zhupë dhe Pllasnica, çdo vit lindin më shumë fëmijë jashtë vendit sesa në vetë shtetin. Pagat e ulëta, pasiguria ekonomike, gjendja në shëndetësi dhe besimi i ulët në institucione janë motivet kryesore për largimin e të rinjve.

Pasojat tashmë po ndihen drejtpërdrejt. Në arsim po zvogëlohet numri i paraleleve dhe i nxënësve të klasës së parë, ndërsa shkolla të caktuara janë para mbylljes. Në tregun e punës, numri i personave të aftë për punë tashmë është ulur për mbi 171.000 banorë, gjë që krijon mungesë serioze të fuqisë punëtore dhe kërcënon drejtpërdrejt rritjen ekonomike dhe stabilitetin e sistemit pensional./DW

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë

November 14, 2026
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15483
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.