Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari (Dokument)
Maqedoni

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari (Dokument)

November 15, 2026

AA

Vlerësimet e shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Kilian Val, për përkushtimin dhe përparimin e reformave në drejtësi, përbëjnë një vlerësim të rëndësishëm për procesin reformues të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë.

Në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë (MIA), ambasadori Val ka vënë në pah angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve për avancimin e reformave në sektorin e drejtësisë, duke riafirmuar rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e ka vlerësuar këtë mbështetje dhe njohjen e hapave konkretë që po ndërmerren për transformimin e sistemit të drejtësisë.
“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe vlerësimi i përparimit të reformave janë inkurajim për të vazhduar me më shumë përgjegjësi.

Fokusi ynë nuk është vetëm miratimi i ligjeve të reja, por krijimi i një sistemi drejtësie të pavarur, profesional dhe efikas, ku sundimi i ligjit zbatohet në praktikë”, thekson ministri Shasivari.

Në kuadër të agjendës reformuese, Ministria e Drejtësisë është e përqendruar në përgatitjen e Kodit të ri Penal dhe Ligjit të ri për Procedurën Penale, fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe forcimin e mekanizmave për luftën kundër korrupsionit.

Sipas ministrit Shasivari, reforma në drejtësi nuk mund të kufizohet vetëm në ndryshime normative, por duhet të prodhojë rezultate konkrete për qytetarët, përmes sigurisë juridike, pavarësisë së institucioneve dhe trajtimit të barabartë para ligjit.

Vlerësimet e OSBE-së vijnë në një periudhë të rëndësishme të zbatimit të agjendës reformuese dhe procesit të integrimit evropian të vendit. Mbështetja dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Screenshot

 

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti

November 15, 2026
Maqedoni

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari

November 15, 2026
Kosovë

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e

November 15, 2026
Kosovë

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit

November 15, 2026
Kosovë

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5175
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15492
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet Nga sot, automjetet që qarkullojnë në rrugët

Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë

Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se që nga emërimi i tij në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.