Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gashi i hap dyert e restorantit të Kuvendit për studentët: Do t’i pres me kënaqësi
Maqedoni

Gashi i hap dyert e restorantit të Kuvendit për studentët: Do t’i pres me kënaqësi

November 16, 2026

AA

Forumi për Ndryshime në Arsim i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që më 27 nëntor të organizojë një Ditë të Hapur në restorantin e Kuvendit, ku 30 deri në 40 studentë do të mund të ushqehen me të njëjtat çmime që paguajnë deputetët. Gashi ka deklaruar se do t’i priste me kënaqësi studentët në Kuvend.

Forumi për Ndryshime në Arsim ka kërkuar zyrtarisht nga kryeparlamentari Afrim Gashi që të mundësojë organizimin e një Dite të Hapur në restorantin e Kuvendit, më 27 nëntor, me pjesëmarrjen e 30 deri në 40 studentëve.

Sipas nismës, studentët do të kenë mundësi të porosisin dhe të paguajnë vetë ushqimin, por me të njëjtat çmime që vlejnë për deputetët në restorantin parlamentar.

Nga Forumi theksojnë se nuk kërkojnë ushqim falas, trajtim të veçantë apo shpenzime shtesë nga buxheti i Kuvendit, por vetëm mundësi të barabarta për të përfituar nga çmimet e restorantit.

Nisma vjen në vazhdën e debatit për racionin e subvencionuar studentor, vlera ditore e të cilit aktualisht është 140 denarë, si dhe pas publikimit të çmimores së restorantit të Kuvendit, e cila nxiti reagime të shumta në opinion.

Forumi kërkon që Gashi t’u përgjigjet zyrtarisht, ndërsa në rast se kërkesa refuzohet, të sqarohen arsyet konkrete ligjore dhe organizative.

I pyetur nga gazetarët për këtë nismë gjatë brifingut me përfaqësuesit e mediave, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se studentët mund të vijnë për të drekuar në Kuvend dhe se ai do t’i priste me kënaqësi.

Kjo nismë vjen në një kohë kur debati për shumën e racionit të subvencionuar studentor është intensifikuar. Forumi për Ndryshime në Arsim ka kërkuar rritjen dhe harmonizimin e shumës me inflacionin, ndërsa ka ngritur edhe padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për moszbatimin e dispozitave ligjore për harmonizimin e saj.(INA)

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Gashi i hap dyert e restorantit të Kuvendit për studentët:

November 16, 2026
Maqedoni

Arta Bilali-Zendeli: Pas bankave, edhe insulina mbeti në duart e

November 16, 2026
Kosovë

Kandiq: Serbia nuk mund t’i ikë ballafaqimit me krimet e

November 16, 2026
Maqedoni

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të

November 16, 2026
Kosovë

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5184
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15505
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Arta Bilali-Zendeli: Pas bankave, edhe insulina mbeti në

Deputetja e BDI-së, Arta Bilali-Zendeli, ka ngritur shqetësime për blerjen e kompanisë Phoenix Pharma nga kompania serbe Vega, duke pretenduar

Maqedoni

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milion banorë

Maqedoni

E rrahu deri në humbje të vetëdijes dhe

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit nga Ohri, i cili dyshohet se e rrahu brutalisht të dashurën e tij

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.