Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

November 16, 2026

AA

Personat e arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, në mesin e të cilëve ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, figurojnë të lidhur me disa biznese të regjistruara në Kosovë, që ushtrojnë veprimtari në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Gëzim Feka figuron bashkëpronar në kompaninë “FINANCE GROUP GG SH.P.K.”, së bashku me Gokay Yaman.

Nga të dhënat e disponueshme për këtë kompani, thuhet se është regjistruar në ARBK më 3 nëntor të vitit 2022.

Aktivitet kryesor ka hotelet dhe akomodimin, ndërsa në regjistër figurojnë edhe dy aktivitete të tjera: tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve, si dhe tregtia tjetër me pakicë në dyqane jo të specializuara

Ndërkaq, Astrit Haraqija figuron i lidhur me kompaninë “Klesta&Algas SH.P.K.”.

Sipas të dhënave të publikuara për këtë biznes, aktivitetet e kësaj kompanie përfshijnë restorantet dhe aktivitetet shërbyese lëvizëse të ushqimit si aktivitet kryesor, hotelet dhe akomodimi, qiradhënia dhe patundshmëria, aktivitetet e agjencive të udhëtimit, aktivitetet e tjera të argëtimit dhe rekreacionit, ndër të tjera.

Në emër të Jeton Stanovcit, i njohur me nofkën “Daja”, figuron biznesi D.P.T. Toni SH.P.K..

Sipas të dhënave të regjistrimit, aktivitet kryesor i kësaj ndërmarrjeje është tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara.

Si aktivitete sekondare dhe të tjera, biznesi ka të regjistruara edhe tregtinë me pakicë të mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve të tjerë shtëpiakë, tregtinë me pakicë të mallrave të tjera të reja, si dhe tregtinë me pakicë të mallrave të përdorura.

Ndërsa Albana Xhemajli, e dyshuar në të njëjtin rast për rolin e saj në mbledhjen e parave nga shitja e narkotikëve, figuron e lidhur me biznesin LaBancho.

Aktivitet kryesor i këtij biznesi është tregtia me shumicë e artikujve të parfumerisë dhe kozmetikës dhe tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara.

Këto biznese rezultojnë të jenë në pronësi të disa nga personave të përfshirë në dosjen “Heshtja”, në të cilën Prokuroria përshkruan dyshimet për funksionimin e një rrjeti të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës.

Sipas dosjes së Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi, Jeton Stanovci dyshohet se koordinonte aktivitetin e grupit, ndërsa Astrit Haraqija dhe persona të tjerë dyshohen për furnizimin me narkotikë. Gëzim Feka dhe të tjerët dyshohen për shpërndarjen e tyre, ndërsa Albana Xhemajli për mbledhjen e parave nga shitjet. /Insajderi.org/

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin,

Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, sipas të dhënave në dokumente të Zyrës

Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata

Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, në faqen zyrtare të

Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë

Banorët e fshatit Kondovë i janë drejtuar zyrtarisht Komunës së Gjorçe Petrovit dhe kryetarit Aleksandar Stojkoski, me kërkesë për vendosjen

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.