Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar nga Kumanova që mbajti flamurin më 28 Nëntor
Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar nga Kumanova që mbajti flamurin më 28 Nëntor

November 17, 2026

AA

Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve INA.

Themelor në këtë drejtim është rasti i riut nga Kumanova, Ardi Saiti, i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Kumanovë me 3 muaj burg (me kusht) vetëm pse më 28 Nëntor 2025, në Ditën e Flamurit Shqiptar, ka qenë pjesë e kolonës së automjeteve duke mbajtur lart simbolin kombëtar.

Sipas aktgjykimit të datës 09.10.2026, ngjarja ka ndodhur më 28.11.2025 rreth orës 21:45 në rrugën “Treta MUB” në Kumanovë. Ardi Saiti, asaj kohe ende nxënës i shkollës së mesme (ndërkohë që sot është student i vitit të parë), po lëvizte si pasagjer në një automjet “Ford”, ku nga dritarja është ekspozuar një flamur me përmasa rreth 150×80 cm i quajtur Shqipëria e Madhe dhe një flamur i UÇK-së me përmasa të ngjashme.

Prokuroria dhe gjykata e kanë cilësuar këtë veprim si “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, fetar dhe tjetër diskriminues” nga neni 319, al. 1 i Kodit Penal.

Megjithëse aktgjykimi thekson se i riu ka pranuar fajësinë, vendimi për ta dënuar me burgim me kusht për shfaqjen e flamurit kombëtar në ditën e festës zyrtare të tij ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të mëdha mbi liritë e shprehjes dhe përdorimin e simboleve.

Vetë i riu, pas publikimit të vendimit, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për bashkatdhetarët:

“Të dashur shqiptarë, mos dilni më me flamuj se përndryshe përfundoni në burg me kusht.”

Ky rast hedh dritë edhe një herë mbi sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kur bëhet fjalë për shprehjen e identitetit kombëtar dhe festimin e ngjarjeve historike. (INA)

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar

November 17, 2026
Maqedoni

Maqedonia me 78 viktima nga aksidentet rrugore për një milion

November 17, 2026
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15513
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Maqedonia me 78 viktima nga aksidentet rrugore për

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2024, janë regjistruar 78 viktima nga aksidentet e trafikut për një milion banorë, tregojnë

Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.