Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shasivari në Manilë: 131 shtete bashkohen kundër dhunës ndaj fëmijëve
Maqedoni

Shasivari në Manilë: 131 shtete bashkohen kundër dhunës ndaj fëmijëve

November 18, 2026

AA

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Konferencën e Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve, që po mbahet në Manila të Filipineve, ku janë mbledhur përfaqësues nga 131 shtete të botës.
Në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar, të organizuar nga Qeveria e Filipineve në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF-in, diskutohen politikat dhe mekanizmat për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve.
Pjesëmarrja e ministrit Shasivari është përfshirë edhe në programin zyrtar të konferencës. Më 19 nëntor, ai do të marrë pjesë në sesionin ndërkombëtar: “Connecting Regions, Advancing Solutions: A Cross-Regional Exchange”, së bashku me ministra dhe përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, ku do të diskutohet për zgjidhje konkrete dhe bashkëpunim ndërrajonal në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Shasivari thekson se mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë prioritet i pakompromis i çdo institucioni, duke nënvizuar se drejtësia nuk matet vetëm me reagimin ndaj shkeljeve, por edhe me aftësinë e institucioneve për t’i parandaluar ato dhe për të mbrojtur kategoritë më të cenueshme.
Në fokus të konferencës janë forcimi i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve, siguria në shkolla, mbështetja e familjeve, mbrojtja nga dhuna në hapësirën digjitale dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërkombëtar.
“Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet i sigurt. Dhe kjo e drejtë nuk njeh kufij”, është mesazhi i ministrit Shasivari në kuadër të pjesëmarrjes në këtë konferencë globale.

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari në Manilë: 131 shtete bashkohen kundër dhunës ndaj fëmijëve

November 18, 2026
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë, por kërkojmë

November 18, 2026
Kosovë

Më në fund reagon edhe qeveria e Kosovës pas vendimit

November 18, 2026
Kosovë

“Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa

November 18, 2026
Kosovë

Përparim Rama me mesazh epik për Kurtin: Zgjohu se na

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5197
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15532
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë,

Maqedonia e Veriut është e gatshme për dialog me Bullgarinë me qëllim tejkalimin e kontestit dypalësh, por kërkon parashikueshmëri në

Maqedoni

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me ndalimin e përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu në pikën kufitare të Bllacës, duke

Maqedoni

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.