Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe gjendjen teknike të automjeteve: Gjoba deri në 10.000 euro për firmat që shkelin rregullat
Maqedoni

Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe gjendjen teknike të automjeteve: Gjoba deri në 10.000 euro për firmat që shkelin rregullat

November 18, 2026

AA

Me sistemin e ri të kontrollit elektronik, institucionet kompetente do të mund të verifikojnë shpejt nëse një automjet ka regjistrim dhe sigurim të vlefshëm, nëse është teknikisht në rregull dhe sa ndot. Këtë e parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për automjetet, të propozuara nga Qeveria, të cilat tashmë janë në procedurë kuvendore.

Të gjitha automjetet do të pajisen me ngjitëse të njëjta, por të dhënat e pronarit nuk do të jenë të dukshme publikisht. Kategorizimi ekologjik mbetet, kështu që automjetet do të ndahen në tri kategori, të gjelbër, të verdhë dhe të kuqe, sipas standardit dhe gazrave të shkarkimit që maten. Kush e heq, e dëmton, e modifikon, e shkatërron ose e kalon ngjitësen në një automjet tjetër, rrezikon gjobë prej 500 eurosh.

Si do të ndahen automjetet

Kategoria e gjelbër: automjetet me standard “Euro 5” e më lart, makinat elektrike dhe hibride, si dhe disa automjete “Euro 3” dhe “Euro 4” që kanë sistem me gaz ose pajisje për uljen e emisioneve.
Kategoria e verdhë: automjetet me “Euro 3” dhe “Euro 4”.
Kategoria e kuqe: automjetet me “Euro 2” e më poshtë, si dhe ato për të cilat prodhuesi nuk ka të dhëna për emisionet.

Kategorizimin do ta bëjnë shërbime teknike të autorizuara, mbi bazën e dokumentacionit dhe matjeve. Shpenzimin do ta paguajë pronari, ndërsa shumën e saktë do ta përcaktojë ministri i Energjetikës. Nga ky detyrim përjashtohen disa automjete zyrtare dhe automjetet e disa kategorive të personave me aftësi të kufizuara dhe me gjendje të rënda shëndetësore.

Detyrim i ri për pronarët

Pronarët e automjeteve do të duhet ta lajmërojnë çdo ndryshim të numrit të telefonit dhe të adresës elektronike në një stacion të autorizuar për kontroll teknik, më së voni brenda tri ditësh. Kush nuk e bën këtë, rrezikon gjobë prej 100 eurosh.

Regjistër më i gjerë i automjeteve

Regjistri do të përmbajë të dhëna për regjistrimet, pronarët, kontrollet teknike, gazrat e shkarkimit, kilometrat e kaluara, sigurimin, ndërrimet e pronësisë, importin, eksportin dhe automjetet e shkatërruara. Të dhënat do t’i fusin disa institucione dhe persona juridikë të autorizuar, ndërsa noterët do të jenë të detyruar ta regjistrojnë ndërrimin e pronësisë në të njëjtën ditë kur e vërtetojnë kontratën.

Qasje në regjistër do të kenë disa institucione, ndër to ministritë e Transportit, Energjetikës dhe Mjedisit, Drejtoria Doganore, Drejtoria e të Hyrave Publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe shërbimet teknike të autorizuara. Të dhënat për automjetet e çregjistruara do të ruhen 20 vjet. Për mosfutjen e të dhënave parashikohen gjoba prej 50 eurosh për zyrtarët e autorizuar dhe deri në 5.000 euro për disa persona juridikë. Personi përgjegjës në një shërbim teknik mund të gjobitet me 500 euro.

Kontrolle më të rrepta për stacionet e kontrollit teknik

Kontrollet do të verifikojnë nëse maten si duhet gazrat e shkarkimit, frenat dhe sistemi i drejtimit, nëse respektohen procedurat dhe nëse të dhënat futen rregullisht në sistemin elektronik. Nëse gjenden parregullsi, personit juridik mund t’i ndalohet kryerja e kontrolleve teknike për 30 ditë, që t’i rregullojë mangësitë. Nëse nuk i rregullon, i merret autorizimi dhe bashkë me të edhe e drejta për identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes teknike të automjeteve.

Gjobat për firmat do të varen nga madhësia e tyre dhe mund të arrijnë deri në 10.000 euro. Provimet për personat profesionalë në shërbimet teknike dhe në stacionet e kontrollit teknik do të incizohen, ndërsa disa prej tyre do të transmetohen drejtpërdrejt në ueb-faqen e Ministrisë së Energjetikës.

Zgjidhje për traktorët dhe makineritë pa status të rregulluar

Projektligji mundëson edhe rregullimin e statusit të traktorëve, rimorkiove të traktorëve, motokultivatorëve, makinerive mobile, rimorkiove për banim dhe automjeteve të tjera bashkëngjitëse, të cilat deri tani nuk kanë mundur ta përfundojnë procedurën për përcaktimin e pronësisë ose për regjistrim. Pronarët do të mund t’i paraqesin propozim gjykatës kompetente, me të dhëna për markën, tipin, numrin e shasisë dhe të motorit, vitin e prodhimit dhe arsyet e kërkesës. Do të duhet të dorëzojnë edhe deklaratë të vërtetuar te noteri se e posedojnë automjetin me mirëbesim dhe se për të nuk zhvillohet procedurë tjetër gjyqësore.

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe

November 18, 2026
Kosovë

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u

November 18, 2026
Kosovë

“As bateri, as filtra, as bojlera, as rrymë“, Eman Rrahmani

November 18, 2026
Kosovë

“Ligji i propozuar nga PDK-ja është i gabuar – dënimi

November 18, 2026
Maqedoni

Ja sa marrin partitë nga shteti / BDI e para

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5201
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15534
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ja sa marrin partitë nga shteti / BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia e parë në mesin e partive shqiptare për nga shuma e mjeteve të

Maqedoni

Shasivari në Manilë: 131 shtete bashkohen kundër dhunës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Konferencën e Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve,

Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë,

Maqedonia e Veriut është e gatshme për dialog me Bullgarinë me qëllim tejkalimin e kontestit dypalësh, por kërkon parashikueshmëri në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.