Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë kemi bërë dje dhe të bëjmë pak spektakël politik sot!
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë kemi bërë dje dhe të bëjmë pak spektakël politik sot!

November 19, 2026

AA

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe akuzave lidhur me situatën e ujit të pijshëm në qytet, duke akuzuar BDI-në për “spektakël politik” dhe shfrytëzim të një çështjeje të ndjeshme për propagandë.

Ai ka paraqitur një pasqyrë kronologjike të problemeve me furnizimin me ujë nga viti 2017 deri në vitin 2026, ka bërë të ditur masat e ndërmarra pas situatës te burimi Shum dhe ka publikuar tregues të rëndë financiarë dhe menaxherialë të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, duke bërë thirrje për llogaridhënie institucionale.

Ja postimi i plotë:

Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë kemi bërë dje dhe të bëjmë pak spektakël politik sot!
Problemi me ujin e pijshëm në Strugë është serioz dhe askush nuk ka të drejtë ta minimizojë. Shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë mbi çdo interes politik. Por po aq e papranueshme është që një problem i vjetër, kompleks dhe i pazgjidhur ndër vite të shfrytëzohet sot për propagandë politike dhe për të mbjellë panik te qytetarët.
Le të flasim me fakte
Problemi me ujin është shumëvjeçar për shkak të abuzimit jo human që është bërë me institucionet në të kaluarën!
▪️2017: U dokumentua ndërprerja e përdorimit të ujit për pije.
▪️2019: Mediat raportuan sërish për turbullimin e ujit pas reshjeve. Ish-drejtori i atëhershëm, ngriti publikisht shqetësimin për ndikimin e mundshëm të dy hidrocentraleve të vogla në sistemin e furnizimit nga Belica e Epërme drejt rezervuarit të Zagraçanit.
▪️2023: Problemi vazhdoi të përsëritej, ndërsa qytetarët dolën edhe në protesta.
▪️2026: Problemi u paraqit si pasojë e aktivitetit të gërmimit dhe thyerjes së gurëve pranë burimit Shum. 👉🏻Në këtë rast u intervenua menjëherë nga ana im si Kryetar, u shfuqizua leja e dhënë në vitin 2025 nga strukturat e BDI-së për gërmime në këtë zonë, u sollën ekipe ekspertësh për ta hulumtuar problemin dhe u kërkua nga qeveria që urgjentisht të merren masa mbrojtëse. Ndërkohë, u pastrua i krejt terreni nga deponia e egër që kishte lulzuar ndër vite në zonën e burimit! Aktualisht, rregullisht bëhen analizat e ujit të cilat publikoen dhe për publikun. Situatën aktuale e ndjekim me shumë vëmendje, me mbledhje të rregullta me të gjithë faktorët relevant, me kërkim përgjegjsie nga pronarët e hidrocentraleve në burimet tona, me konsulta me ekspert se cilat janë alternativat e zgjidhjes afatgjate të këtij problemi.
Ata që sot kërkojnë përgjegjësi duhet të jenë të gatshëm të japin llogari edhe për periudhën kur vetë kanë pasur përgjegjësi institucionale.
Gjendja e rëndë financiare e NP Ujësjellsi dhe Kanalizime është një trashëgimi që nuk mund të injorohet. Një pjesë e rëndësishme e debatit që opozita po shmang është gjendja financiare dhe menaxheriale në të cilën është gjetur ndërmarrja publike.
▪️Rreth 5 milionë euro borxhe;
▪️Vetëm 34% inkasim të ujit të shpërndarë;
▪️Infrastrukturë të amortizuar dhe pika kritike që prisnin sanim prej vitesh;
▪️Mbipunësim;
▪️Mungesë të mekanizimit, automjeteve dhe pajisjeve bazë;
▪️Mangësi në sigurinë në punë, trajnimet dhe mbrojtjen shëndetësore të punonjësve.
Edhe më domethënëse janë të dhënat financiare për periudhën 2020–2024, ku është regjistruar humbje prej mbi 154 milionë denarësh, apo rreth 2.5 milionë eurosh.
Opozita ka të drejtë të kritikojë dhe të kërkojë llogari. Por kjo e drejtë shoqërohet edhe me përgjegjësinë për të mos manipuluar faktet dhe për të mos heshtur për periudhën kur vetë ka pasur ndikim në institucionet vendimmarrëse.
Uji i pijshëm nuk i përket asnjë partie politike. Ai është e drejtë themelore e çdo qytetari.
Si Kryetar i Komunës, mbetem i përkushtuar që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin maksimal dhe që shkaqet të zbardhen deri në fund.(INA)

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë

November 19, 2026
Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

November 19, 2026
Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë

November 19, 2026
Maqedoni

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët jo

November 19, 2026
Kosovë

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi

November 19, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5213
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15559
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi (i lindur më 1962), dhe u varros pas namazit të

Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të

Maqedoni

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse

Për të pasur një Ballkan në paqe, duhet që të gjithë politikanët e të gjithë shteteve të bashkëpunojnë, kështu porositi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.