Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje të madhe
Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje të madhe

November 20, 2026

AA

Dhjetë vjet pas referendumit të Brexit-it, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian po ndërmarrin hapa të rinj drejt afrimit të marrëdhënieve. Në samitin e dytë BE–Mbretëri e Bashkuar, të mbajtur të premten, palët kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme që parasheh lehtësimin e lëvizjes së të rinjve, bashkëpunimin ekonomik, arsimor dhe të sigurisë.
Kryeministri britanik Andy Burnham, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian António Costa prezantuan rezultatet e takimit, duke e cilësuar marrëveshjen si një moment historik në raportet mes Londrës dhe Brukselit.
“Kjo marrëveshje është e dobishme për të dyja palët”, deklaroi Burnham, duke theksuar se qytetarët britanikë dëshirojnë marrëdhënie më të mira me BE-në sesa ato që u krijuan pas Brexit-it.

100 mijë të rinj do të mund të punojnë, studiojnë dhe udhëtojnë

Një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes është krijimi i një programi të ri të mobilitetit për të rinjtë.
Sipas këtij programi, deri në 100 mijë të rinj nga vendet e BE-së do të mund të qëndrojnë deri në tre vjet në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa po aq të rinj britanikë do të kenë mundësi të qëndrojnë në vendet anëtare të Unionit.
Programi do të mundësojë punësim, studime, vullnetarizëm dhe udhëtime, në përputhje me rregullat që do të përcaktohen nga të dyja palët.

Kjo do të krijojë mundësi të reja edhe për të rinjtë nga vendet evropiane që dëshirojnë të studiojnë ose të punojnë në Britani, pas vështirësive që solli Brexit-i.
Marrëveshja parasheh gjithashtu rikthimin e studentëve britanikë në programin Erasmus+.
“Sa bukur! Na kanë munguar shumë”, deklaroi von der Leyen, duke përshëndetur rifillimin e bashkëpunimit arsimor.
Megjithatë, programi nuk do të zbatohet menjëherë. Palët synojnë që marrëveshja të nisë së zbatuari jo më vonë se viti 2028, ndërsa mundësitë për të rinjtë pritet të bëhen të disponueshme më së voni në janar të vitit 2030.

Mbetet e hapur çështja e tarifave universitare
Pavarësisht marrëveshjes për mobilitetin e të rinjve, Londra dhe Brukseli ende nuk kanë gjetur zgjidhje për tarifat universitare.
Pas Brexit-it, studentët nga vendet e BE-së në shumicën e rasteve paguajnë tarifa dukshëm më të larta në universitetet britanike sesa studentët vendas.
Kryeministri Burnham bëri të ditur se negociatat për këtë çështje do të vazhdojnë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa von der Leyen shprehu bindjen se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Lehtësohet tregtia e produkteve ushqimore
Një tjetër pjesë e rëndësishme e marrëveshjes ka të bëjë me tregtinë e produkteve ushqimore dhe bujqësore.
Londra dhe Brukseli kanë përfunduar negociatat për një marrëveshje që synon eliminimin e shumicës së kontrolleve dhe procedurave administrative që pas Brexit-it e kanë vështirësuar eksportin e produkteve britanike drejt tregut evropian.
Në këmbim, Britania do të duhet të zbatojë një pjesë të rregullave të BE-së për sigurinë ushqimore dhe produktet bujqësore e shtazore.
Burnham tha se barrierat aktuale tregtare paraqesin një barrë të madhe për ekonominë britanike. Si shembull përmendi faktin se eksportimi i një ngarkese me salmon mund të kushtojë deri në 1.400 funte.Sipas tij, marrëveshja mund të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto të Britanisë për 0,5 për qind, apo rreth 17 miliardë funte.

Bashkëpunim për teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe energjinë
BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur gjithashtu marrëveshje për lidhjen e sistemeve të tyre të tregtimit të emetimeve të karbonit, me synimin për të lehtësuar aktivitetin e bizneseve dhe për të nxitur investimet në teknologjitë e pastra.
Zbatimi i këtij mekanizmi parashihet të nisë në vitin 2028, nëse plotësohen kushtet e nevojshme.
Von der Leyen njoftoi edhe krijimin e një partneriteti të ri digjital ndërmjet BE-së dhe Britanisë, me fokus të veçantë në inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike dhe mbrojtjen e zinxhirëve strategjikë të furnizimit.

Londra dhe Brukseli bashkojnë forcat kundër Rusisë dhe migracionit ilegal
Në samit është diskutuar edhe për sigurinë, mbrojtjen dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.
Von der Leyen theksoi se uniteti evropian është thelbësor për përballjen me agresionin rus.
“Luftën agresive të Rusisë mund ta ndalim vetëm përmes unitetit dhe fuqisë”, deklaroi ajo.
Palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mobilitetit ushtarak, përfshirë lehtësimin e lëvizjes së trupave dhe pajisjeve ushtarake.
Një tjetër temë ishte lufta kundër migracionit të paligjshëm. Burnham tha se është arritur përparim në negociatat për shkëmbimin e të dhënave dhe bashkëpunimin kundër rrjeteve të kontrabandës së migrantëve që organizojnë kalime të rrezikshme përmes Kanalit të La Manshit.

Von der Leyen bëri të ditur se plani i përbashkët i veprimit do të përfshijë të gjithë itinerarin e migracionit, me synimin për të parandaluar kalimet e rrezikshme dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.
A është kjo një rrugë drejt afrimit të ri me BE-në?
Samiti u shoqërua edhe me batuta lidhur me marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Evropian.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, deklaroi se kryeministri britanik është gjithmonë i mirëpritur në BE, duke shkaktuar të qeshura në sallë.Ai theksoi se Unioni respekton vendimin e qytetarëve britanikë për largim, por mbetet i hapur për ndërtimin e marrëdhënieve sa më të afërta me Londrën.
Edhe Ursula von der Leyen nuk e la pa një përgjigje me humor. E pyetur nëse Britania më në fund ka vendosur se çfarë marrëdhëniesh dëshiron me BE-në, ajo tha se ka shumë miq britanikë që dinë të marrin vendime.
“Samiti i sotëm dëshmon se miqtë tanë britanikë dinë të marrin vendime”, përfundoi von der Leyen.
Marrëveshja e re nuk nënkupton rikthimin e Britanisë në Bashkimin Evropian, por shënon një hap të rëndësishëm drejt normalizimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy palëve, dhjetë vjet pas referendumit të Brexit-it.(INA)

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe BE-ja arrijnë

November 20, 2026
Maqedoni

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja,

November 20, 2026
Kosovë

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat

November 20, 2026
Maqedoni

Gjykimi ndaj Gjoko Ristovit: Prokuroria nuk sheh lëshime thelbësore në

November 20, 2026
Maqedoni

Ndërron jetë kitaristi dhe artisti i mirënjohur nga Kumanova Besnik

November 20, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5219
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15571
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të

Maqedoni

Gjykimi ndaj Gjoko Ristovit: Prokuroria nuk sheh lëshime

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva vlerësoi se mendimi i sotëm i ekspertizës i paraqitur nga mbrojtja në gjyqin kundër gjyqtarit të

Maqedoni

Ndërron jetë kitaristi dhe artisti i mirënjohur nga

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë kitaristi dhe artisti i mirënjohur Besnik Etemi. Ai ishte pjesë e një

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.