Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

November 21, 2026

AA

Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së në apelin kundër dënimeve për krime lufte në Hagë.

Disa ekspertë ndërkombëtarë që folën për Radion Evropa e Lirë tregojnë çfarë mund të bëjë Kosova dhe se cilat janë pikat ku mund të rrëzohet aktgjykimi dënues i shtatorit për katër ish-krerët e UÇK’së.

Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë se një mund të jetë Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale dhe lidhja me të.

“Është e qartë se janë kryer krime, por çështja kryesore është ndërlidhja e tyre me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Pikërisht mbi këtë bazë do të përpiqesha ta kundërshtoja aktgjykimin. Pra, nëse ka ekzistuar një qëllim i përbashkët sepse për një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale duhet të ekzistojë një qëllim i tillë”.

Ndërkaq, Carsten Stahn, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësisë Globale në Universitetin e Leidenit dhe në Universitetin Queen’s në Belfast, sheh gjithashtu hapësirë për argumente juridike rreth interpretimit të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, por ai e identifikon edhe një tjetër.

“Çështja e dytë është mënyra se si gjyqtarët i kanë përcaktuar dënimet dhe cili ligj duhet të shërbejë si bazë për to. A kanë të pandehurit të dënohen sipas ligjit që ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprave apo përparësi ka korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Ndërkohë, William Schabas, profesor dhe akademik kanadez, i specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, tha se Qeveria mund t’i ndihmojë financiarisht ekipet e mbrojtjes, por se s’është e pranueshme të nisë fushata e lobim.

“Nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të ndihmojë financiarisht për t’i ndihmuar të pandehurit të angazhojnë ekipet e tyre juridike, kjo nuk do të ishte e pazakontë. Por, nëse synon forma të tjera të përfshirjes si fushatë apo lobim, nuk do të mendon se kjo do të ishte e pranueshme”.

Grupi Punues, që u formua për hartim të strategjisë për përballje në Apel, i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se do të punojnë në konfidencialitet.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Jakup Krasniqi përshëndetet me familjarët para kthimit në Hagë

November 21, 2026
Kosovë

Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve

November 21, 2026
Kosovë

Lirimi i të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ja

November 21, 2026
Kosovë

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpi në ditën e fundit të

November 21, 2026
Maqedoni

Nga sot merr fund! BE-ja ndalon eksportin e mbetjeve plastike

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5227
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15577
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Jakup Krasniqi përshëndetet me familjarët para kthimit në

“Baca Jakup, qëndro i fortë” – me këto fjalë familjarët e kanë përshëndetur Jakup Krasniqin, teksa ai pritet të niset

Kosovë

Lirimi i të akuzuarve për vrasjen e trefishtë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën

Kosovë

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpi në ditën e

EULEX-i e ka sjellur ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqin në shtëpi, në ditën e fundit të vizitës në Kosovë. Krasniqi pritet të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.