Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

November 22, 2026

AA

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri për herë të dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes dhe ka thënë se tymi po rrezikon banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe fshatrave përreth.

Postimi i plotë:

PËR HERË TË DYTË PO DIGJET DEPONIA NË SFERKË TË PEJËS – KU ËSHTË SHTETI?!

Ka disa ditë që deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës po digjet. Banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe fshatrave përreth po ngulfaten nga tymi, i cili po përhapet edhe më larg.

Njerëzit po detyrohen t’i mbajnë dyert e dritaret mbyllur. Janë tepër të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Kjo është deponi regjionale, jo vetëm e Pejës. Komuna e Pejës nuk mundet me e përballu e vetme këtë gjendje.

Banorët e Pejës janë qytetarë të këtij shteti. Edhe ata votojnë, edhe ata paguajnë taksa. Nuk janë qytetarë të dorës së dytë që shteti me i neglizhu kur kanë nevojë më së shumti.

Ku është Qeveria?

Ku është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave?

Ku është Inspektorati Mjedisor?

Pse nuk po mobilizohen të gjitha kapacitetet e shtetit.

I bëj thirrje Qeverisë që menjëherë ta angazhojë FSK-në, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe çdo institucion tjetër që mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.

KJO DEPONI DUHET TË MBYLLET.

Inspektorati Mjedisor duhet të dalë menjëherë në terren, ta konstatojë shkallën e ndotjës dhe të marrë masa urgjente për ndalimin e funksionimit të deponisë, pasiqë aty nuk plotësohen asnjë nga kushtet ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

 

 

Previous post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me

Çështja e energjisë elektrike dhe paralajmërimet për një dimër të vështirë kanë rikthyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin

Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat:

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,

Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë:

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar lidhur me ndikimin e masave emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.