Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit
Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

November 26, 2026

AA

Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike të Lotarisë Shtetërore. Ekspertja financiare nuk konstatoi shkelje në procedurën e prokurimit, ndërsa dokumentet tregojnë se organizimi i lojërave elektronike të fatit ishte miratuar nga institucionet përkatëse.

Procesi gjyqësor në rastin e Lotarisë Shtetërore po zhvillohet mbi një procedurë që, sipas dokumenteve dhe dëshmive të paraqitura deri tani, ishte miratuar në disa nivele institucionale. Në qendër të çështjes është edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Por dëshmitë e paraqitura deri më tani nga vetë Prokuroria nuk kanë vërtetuar pretendimin se Grubi ka ndikuar në vendimmarrjen e Lotarisë apo se i ka dhënë udhëzime ish-drejtorit Përparim Bajrami.

Si nisi procedura?

Procesi për organizimin e lojërave elektronike të fatit nga vetë Lotaria nisi në dhjetor të vitit 2022. Institucioni përgatiti planin financiar, planin e investimeve dhe planin e prokurimit publik, ku parashikohej blerja e terminaleve elektronike, me buxhet të përcaktuar.

Këto dokumente kaluan nëpër procedurat qeveritare dhe më 1 shkurt 2023, Qeveria miratoi planin financiar të Lotarisë, ku ishte përfshirë edhe furnizimi me terminalet.

Më pas u kryen studime fizibiliteti, vlerësime financiare dhe analiza juridike. Më 31 maj 2023, Ministria e Financave dha pëlqimin për procedurën, ndërsa më 6 qershor Qeveria miratoi informacionin për organizimin e lojërave elektronike të fatit.

Vendimi u miratua njëzëri nga ministrat e pranishëm, pa vota kundër dhe pa vërejtje.

Çfarë treguan dëshmitarët?

Nga shtatë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria, disa nuk konfirmuan pretendimet për përfshirjen e Grubit.

-Vlado Petkovski, dëshmitar kyç i Prokurorisë, tha se nuk kishte dijeni për ndonjë bashkëpunim konkret mes Grubit dhe Përparim Bajramit. Ai konfirmoi gjithashtu se shteti kishte të drejtë të organizonte vetë lojërat elektronike të fatit.
- Nadije Hoxha mohoi ekzistencën e marrëdhënieve institucionale mes Grubit dhe Bajramit në kuadër të Lotarisë.
* Andrej Krstevski konfirmoi se ideja për terminalet ishte diskutuar dhe se planet përkatëse ishin miratuar, por tha se nuk kishte dijeni nëse Grubi kishte dhënë udhëzime për këtë proces.
- Dy dëshmitarë të tjerë, Hrista Najdanov dhe Aleksandar Andonov, nuk e përmendën fare Artan Grubin gjatë dëshmive të tyre.
Ekspertja nuk gjeti shkelje në prokurim

Një nga dëshmitë më të rëndësishme ishte ajo e ekspertes ekonomiko-financiare të Prokurorisë, Anita Popovska.

Gjatë dëshmisë, ajo konfirmoi se Ministria e Financave kishte dhënë pëlqimin për procedurën e furnizimit me 800 terminale elektronike. E pyetur nga mbrojtja, ekspertja deklaroi se nuk kishte konstatuar asnjë shkelje në procedurën e prokurimit publik.

Ajo gjithashtu konfirmoi se nuk kishte gjetur dokumente që tregonin se Qeveria ishte mbledhur në cilësinë e Kuvendit të Aksionarëve të Lotarisë për të marrë këtë vendim.

Megjithatë, në raportin e saj ekspertja nuk kishte përfshirë disa dokumente të rëndësishme, përfshirë pëlqimet paraprake të Ministrisë së Financave, vendimet për buxhetin e Lotarisë dhe kontratën me partnerin privat.

Terminalet janë ende pronë e Lotarisë

Edhe drejtori aktual i Lotarisë, Aleksandar Klimovski, konfirmoi se terminalet e blera janë në pronësi të institucionit, janë të regjistruara si pasuri e tij dhe ndodhen në magazina nën kontrollin e Lotarisë.

Ai nuk deklaroi se kishte konstatuar shkelje në procedurat e prokurimit.

Një tjetër element që ngre pikëpyetje në akuzë

Një tjetër fakt i rëndësishëm është se Grubi dhe të akuzuarit e tjerë po gjykohen për organizimin e lojërave elektronike të fatit përmes terminaleve, por jo për platformën online MegaWin, përmes së cilës Lotaria vijon të organizon lojëra fati në internet, pikë e miratuar në të njejtën seancë, në njejtën mënyrë si pika e aktakuzës.

Ndërkohë, Qeveria aktuale ka konfirmuar se ligji i ri parashikon që deri më 1 janar 2027, Lotaria të organizojë vetë lojërat elektronike të fatit, pa partnerin privat Kazino Austria, duke vënë në përdorim video terminalet e kontestuara në këtë proces.

Pra, bëhet fjalë për një aktivitet që ligji i ri parashikon ta zhvillojë vetë shteti, ndërsa pikërisht për këtë procedurë po gjykohen Grubi dhe të tjerët.

Çfarë pritet më tej?

Më 11 dhjetor, mbrojtja pritet të marrë në pyetje drejtorin aktual të Lotarisë. Pas përfundimit të dëshmive të Prokurorisë, do të nisë paraqitja e provave të mbrojtjes.

Në këtë fazë pritet të dëshmojnë edhe ish-ministrat e Qeverisë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, zyrtarë të sektorëve juridikë dhe profesorë universitarë.

Deri në këtë fazë të gjykimit, dëshmitë e paraqitura nga Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin apo ndërhyrjen e Artan Grubit në procedurën e Lotarisë. Kjo përbën një element të rëndësishëm për mbrojtjen e tij, por pafajësia ose fajësia do të përcaktohet nga vendimi përfundimtar i gjykatës.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për

November 26, 2026
Maqedoni

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa

November 26, 2026
Maqedoni

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur

November 26, 2026
Kosovë

“Kush i konstatoi vrasjet politike të pasluftës”: Ja çfarë thotë

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5259
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15656
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian ta njohë përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës

Maqedoni

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me

Ishte një pasdite e zakonshme kur dy burra të panjohur, me pamje kërcënuese dhe pa asnjë dokument identifikues, hynë në

Maqedoni

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për

Të dhënat e modelimit ekonomik të “Analitika” për periudhën 2026–2030 tregojnë se një politikë më e fortë e akcizës mund

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.