Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit
Kosovë

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

November 28, 2026

AA

Amir Hoxha ka kërkuar falje publike për përdorimin e fjalës “palaço” ndaj Bashkim Jasharit, duke njoftuar njëkohësisht dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.

Hoxha ka thënë se komenti ishte reagim i momentit gjatë një debati, por e ka pranuar se ishte i papërshtatshëm dhe nuk përfaqëson standardin e komunikimit që duhet të ketë një zyrtar publik.

Ai ka kërkuar falje ndaj Jasharit dhe të gjithë atyre që janë ndier të fyer, duke theksuar se deklarata ishte qëndrim personal dhe nuk përfaqësonte as subjektin politik dhe as institucionin që drejtonte.

Megjithatë, për shkak të përgjegjësisë publike, Hoxha ka vendosur të largohet nga pozita e drejtorit.

Postimi i drejtorit:

SQARIM, KËRKIMFALJE PUBLIKE DHE DORËHEQJE

Lidhur me komentin tim në postimin për Bashkim Jasharin, ndiej obligim të jap një sqarim publik, të shpreh keqardhjen time për situatën e krijuar dhe të marr përgjegjësinë e plotë për fjalën e përdorur.

Përdorimi i fjalës “palaço” ishte një reagim i momentit, në kuadër të një debati, por pranoj se ishte shprehje e papërshtatshme dhe nuk përfaqëson standardin e komunikimit që duhet të karakterizojë një person me përgjegjësi publike. Për këtë arsye, kërkoj falje publike ndaj Bashkim Jasharit dhe ndaj kujtdo që është ndier i fyer apo i lënduar nga ky koment.

Dëshiroj të theksoj se komenti në fjalë ishte shprehje e një reagimi dhe qëndrimi krejtësisht personal, i cili nuk përfaqëson dhe nuk duhet të interpretohet si qëndrim politik i subjektit politik të cilit i përkas, e as si qëndrim institucional i Drejtorisë që drejtoj në Komunën e Suharekës.

Megjithatë, duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart pozita ime publike dhe për rëndësinë e besimit institucional, kam vendosur që, përtej kërkimfaljes, të paraqes dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.

Këtë vendim e konsideroj si një akt të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke besuar se përgjegjësia publike nuk matet vetëm me punën dhe rezultatet e arritura, por edhe me gatishmërinë për të marrë përgjegjësi kur gabojmë.

I falënderoj bashkëpunëtorët, kolegët dhe të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar gjatë ushtrimit të kësaj detyre. Respekti për qytetarët, institucionet dhe përgjegjësitë publike mbetet parim mbi çdo debat apo mospajtim personal.

Kërkoj falje për fjalën e përdorur, marr përgjegjësinë për veprimin tim dhe besoj se dinjiteti publik fillon pikërisht aty ku njeriu është i gatshëm ta pranojë gabimin dhe të mbajë përgjegjësi për të.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me

November 28, 2026
Kosovë

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje

November 28, 2026
Kosovë

Kurti nga Prekazi: 28 Nëntori bashkon Krujën, Vlorën dhe Drenicën

November 28, 2026
Maqedoni

Blerant Ramadani me urim për 28 Nëntorin: Qoftë e përjetshme

November 28, 2026
Kosovë

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata”

November 28, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5270
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, ajo ka vizituar bashkëshortin e saj Rexhep Selimin

Kosovë

Kurti nga Prekazi: 28 Nëntori bashkon Krujën, Vlorën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 28 Nëntorin nga Prekazi, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date

Maqedoni

Blerant Ramadani me urim për 28 Nëntorin: Qoftë

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Blerant Ramadani ka përcjellë një mesazh urimi,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.