Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë
Një ngjarje e rëndë në rrethana të dyshimta ka ndodhur në fshatin Shupkovc në Mitrovicën e jugut, pasi që një klient është gjetur pa shenja jete në motel.
Veriu.info mëson se i ndjeri që është gjetur i vdekur në motelin “Flamingo” në Mitrovicë është një qytetar serb i moshës rreth 50 vjeçare.
Në raportin 24 orësh të policisë rasti është evidentuar si vdekje e dyshimtë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.