Mediat zvicerane, në ekipin e parë mund të luajë vetëm një shqiptarë!?
Kanë mbetur edhe 99 ditë deri në hapjen e Kampionatit Europian që zhvillohet në Gjermani nga muajit qershor. Gazeta më e madhe zvicrane “Blick” ka parashikuar formacionin e Murat Jakinit për ndeshjen e parë ndaj Hungarisë.
Në këtë formacion, ata kanë futur vetëm një shqiptar në 11-she. Bëhet fjalë për yllin e Bajer Leverkuzenit, Granit Xhakën, duke lënë jashtë Xherdan Shaqirin. Kjo për shkak se Shaqiri luan në SHBA dhe nuk është në formën e duhur momentalisht.
Edhe pse nuk dihet ende lista e futbollistëve për këto ndeshje të “Euro 2024”, Zvicra mund të luaj me këtë formacion: Somer; Vidmer, Akanxhi, Elvedi, Rodrigez; Zakaria, Xhaka, Frojler; Vargas, Embolo dhe Okafor.
Kujtojmë që Zvicra është në të njëjtin grup me nikoqirin, Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë./Indeksonline/