A do ta vazhdojë bashkëpunimin me Fatmir Limanin? Ja si përgjigjet Mickoski
Vizita e kryeministrit Hristijan Mickoski në Kërçovë u shoqërua edhe me praninë e ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, çka tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe raportimeve për tensione me VLEN-in.
Gjatë prononcimit për gazetarët, Mickoski u pyet nëse Limani vazhdon të ketë mbështetjen e tij dhe nëse bashkëpunimi me të do të vijojë edhe më tej. Kryeministri zgjodhi të përgjigjet shkurt, duke lënë të kuptohet se ministri vazhdon të jetë pjesë e ekipit të tij.
“A e shihni që z.Limani është me mua…”, tha Mickoski.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes ministrit Limani dhe VLEN-it janë prishur kohët e fundit, ndërsa ende nuk ka sinjale zyrtare për ndryshime në përbërjen e Qeverisë, përkatësisht nëse Limani do të jetë pjesë e Qeverisë, pas rikonstruimit.