A është e vërtetë që pirja e ujit hidraton lëkurën? Çfarë thonë dermatologët
Kur bëhet fjalë për një lëkurë të shndritshme dhe të shëndetshme, duket se çdo personazh i famshëm dhe me ndikim gjithmonë ka të njëjtën këshillë: pini më shumë ujë sesa mendoni se duhet
Ekspertët e shëndetit do t’ju thonë se pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është hapi i parë për të investuar në pamjen tuaj.
“Kur jeni të hidratuar, nyjet lubrifikohen, lëkura ushqehet dhe gjëndrat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme,” shprehet nutricionistja Kimberly Snyder, e cila punon me VIP-a si Reese Witherspoon dhe Kerry Washington, shkruan Vogue.
Kjo ka kuptim. Në fund të fundit, nuk ka dyshim se pirja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe ne të gjithë e dimë se kur jemi të dehidratuar, nuk dukemi apo ndihemi mirë. Por, a është e vërtetë që pirja e një sasie me të madhe uji ndihmon në hidratimin e lëkurës?
Thuhet shpesh se uji është jetë dhe ne të gjithë nuk do të jetonim dot pa të. Jo vetëm që përbën pjesën më të madhe të vëllimit në trupin tonë, por shërben si një mjet për dërgimin e lëndëve ushqyese në qelizat tona dhe largimin e toksinave dhe mbetjeve të dëmshme.
Uji, gjithashtu ndihmon trupin tonë të mbajë një temperaturë normale, lubrifikon nyjet dhe mbron indet dhe organet e rëndësishme.
Miti i lëkurës së hidratuar nga uji: Fatkeqësisht, litrat shtesë të ujit nuk do të përkthehen automatikisht në të paturit e lëkurës së bukur dhe të shëndetshme. Ndikimi kryesor që ka hidratimi në pamjen e lëkurës është përmirësimi i qarkullimit të gjakut në lëkurë, duke i dhënë asaj lëndë ushqyese dhe oksigjen si dhe detoksifikimin e trupit.
Përveç ujit, nutricionistët dhe dermatologët thonë se ndikim kanë bazat e ushqimit të mirë, një gjumë i plotë si dhe konsumi i ujit. Rutina e plotë e kujdesit vetjak për lëkurën, kremrat, trajtimet, mbrojtja nga rrezet UV janë një tjetër qasje që duhet ta keni për të pasur një lëkurë plot shkëlqim.
Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar e mbushur me ushqime të pasura me antioksidantë si dhe yndyra të shëndetshme ndikon në një lëkurë të bukur, citon Anabel.
Pra, e kuptuat mirë! Nuk është vetëm uji! /Telegrafi/