![A ishte shoferi nën ndikimin e alkoolit kur shkaktoi aksidentin në Gjakovë? Flasin nga Policia](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/417465988_771735448326395_7225091971801419656_n-1333x1000-1-1000x600-850x560.jpg)
A ishte shoferi nën ndikimin e alkoolit kur shkaktoi aksidentin në Gjakovë? Flasin nga Policia
Dy shoferë të kompanisë “Shpejtimi” kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit që njëri prej tyre shkaktoi mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë – Prizren, saktësisht te Autosalloni ‘Xeni’. Rastin tashmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur shoferi i autobusit po dyshohet se ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë jashtë rrugës, duke goditur automjetet në oborrin e autosallonit.
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë me dije për Sinjalin se shoferi i është nënshtruar alkotestit dhe ka rezultuar se i njëjti nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Sipas informacioneve të para dhe ekzaminimeve të kryera, dëmet kapin vlerën e rreth 100 mijë eurove, edhe pse pronari i autosallonit dha shifrën prej 200 mijë.