Abdixhiku e falënderon Kurtin dhe LVV-në për “kontruktivitetin” në bisedime pasi u morën vesh për kandidatin për president
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e falënderoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje për “konstruktivitetin” që tha se e treguan gjatë bisedimeve për zgjedhjen e presidentit.
Abdixhiku tha në një konferencë për media se negociatat ishin “sfiduese”, por tha se bënë “punë të mirë” dhe “të mbarë” për vendin.
“Dua ta falënderoj zotin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për konstruktivitetin e mbajtur gjatë këtryre bisedimeve. Ka qenë sfiduese për të dy palët, por kemi bërë një punë të mirë, të mbarë për republikën tonë, kemi arritur një marrëveshje me vlerë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.