AA
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku, ka ndarë një foto të qytetit të Prishtinës, duke thënë se të dielën e 9 nëntorit, kryeqyteti i jep LDK-së atë që ‘’s’mund të ia ndalin popullistët kurrë: besimin’’.
Abidixhiku në postimin e tij e ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘’kryepopullist’’ i cili, siç ka thënë i pari i LDK’së, s’ofron asgjë përveç bllokimit dhe kërcënimit.
‘‘Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë.
Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd.
Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit.
Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para! Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën.
Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova.
Dritë do të ketë!’’, ka thënë ai.
Ndryshe, më herët, Kurti ka thënë se ai s’i jep paratë e buxhetit ‘’ për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin’’.
‘’Ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale