AA
Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Bëhet fjalë për Adela Liçina, boshnjake nga fshati Ljubin, Saraj, e cila vjen si një risi në skenën politike lokale dhe përfaqëson një hap drejt përfshirjes më të gjerë të grave dhe komuniteteve të ndryshme në jetën politike të vendit, raporton Almakos.
Në një deklaratë drejtuar qytetarëve Licina shprehet:
“Me nder dhe përgjegjësi e kam pranuar kandidaturën për këshilltare në Komunën e Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Kjo kandidaturë për mua nuk është vetëm nder, por edhe obligim – obligim për të vazhduar atë që kemi nisur dhe për të dëshmuar se Saraji meriton më shumë.”
Adela thekson se do të jetë zë i qytetarëve, pa dallim vendbanimi, dhe se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës, më shumë investime, zhvillim të infrastrukturës, përparim të arsimit dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
“Qëllimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një komunë moderne dhe prosperuese, ku çdo qytetar do të ndihet i barabartë dhe i respektuar. Ju ftoj të sjellim së bashku ndryshimin që e meritojmë. Me mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Sarajin. Së bashku fitojmë!”
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te