Adele jep lamtumirën e përkohshme: Nuk e di se kur do të dua të rikthehem
Adele u përlot gjatë koncertit të saj të fundit në Las Vegas ku u dha lamtumirën spektatorëve pasi nuk e di se kur do të performojë sërish.
“Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungojë shumë, ju do të më mungoni shumë”, shprehet ajo. “Nuk e di se kur do të dua sërish të performoj”. Më pas ajo shtoi: “S’po bëj asgjë tjetër. Në fakt jam e frikësuar se çfarë do të bëj. Nuk kam asnjë plan”.