Adele përfundon koncertet në Mynih: Ka qenë magjike
AA
Ylli i muzikës pop, Adele, mbajti të shtunën në Mynih koncertin e saj të fundit, të dhjetë, ku performoi prej katër javësh, para më shumë se 70 mijë fansave dhe i tha lamtumirë qytetit bavarez.
Këngëtarja 36-vjeçare u ka dhënë lamtumirën emocionale fansave që ishin të pranishëm atë natë.
“Faleminderit, Mynih. Kjo ishte absolutisht magjike, jam rrëqeth nga këto koncerte”, tha Adele.
Adele, e njohur për hitet “Rolling in the Deep” dhe “Hello”, mbante dy koncerte në javë në të ashtuquajturën ‘Adele Arena’, e ndërtuar në vendin ku mbahen normalisht panairet.
Struktura e përkohshme e përshtatur me dëshirat e saj mund të priste deri në 74 mijë njerëz.
Në skenë kishte edhe një ekran kolosal, gjoja më i madhi në botë.
Fansat nga e gjithë bota udhëtuan për këto koncerte. Organizatorët shitën 730 mijë bileta për të 10 koncertet, pavarësisht çmimeve të larta.
Adele u tha fansave se do të kthehej në shtëpi pas disa orësh dhe planifikoi ta “çonte fëmijën tim në shkollë” të hënën.
Adele ka paralajmëruar shfaqje në Las Vegas në fund të tetorit, pas së cilës do të marrë një pushim të gjatë. Këngëtarja britanike rrallë herë bën turne.
Ajo e kishte të fundit në Evropë në vitin 2016.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juKjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Majac të Podujevë. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur
‘‘Si me jetu pa ty’’, i vr’ari në
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Klinë,
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy
Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti të rëndë që