Adele planifikon të vazhdojë me koncerte – mund të fitojë deri në gjashtë milionë euro për një performancë
13 Nëntor, 2024
AA
Pasi së fundmi zbuloi se do të bëjë një pauzë nga karriera e saj muzikore, Adele, aktualisht është duke negociuar koncertet për vitin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat britanike, këngëtarja 36-vjeçare po planifikon një seri koncertesh të mëdha vitin e ardhshëm.
Thuhet se është në bisedime për të interpretuar në stadiumin Tottenham Hotspur me kapacitet prej 60,000 veta.
Ndonëse deklaroi se kishte në plan të bënte një pushim më të gjatë, megjithatë vendosi t’i zgjasë dhe të vazhdojë me një sërë performancash të shkëlqyera.
Një burim i afërt me këngëtaren tha për Mirror se nëse Adele pranon të mbajë koncerte, ajo mund të fitojë deri në gjashtë milionë euro për performancë.
“Ka një ofertë që Adele të performojë më në fund në stadiumin e Spurs, i cili ka qenë ëndrra e saj prej vitesh. Ajo e do klubin dhe sigurohet që të mos humbasë kurrë një ndeshje”, thanë ata.
Meqë ra fjala, Adele aktualisht është duke përfunduar shfaqjet e saj në Las Vegas. Gjithashtu këtë verë, mbajti 10 koncerte në Mynih, e më pas tha se publiku nuk do ta shohë në skenë për një kohë të gjatë.
Sa për kujtesë, ajo ka treguar para publikut se është infektuar me një “bakter të rrallë uji”, i cili është shumë i vështirë për t’u kuruar.
Ylli i famshëm e përshkroi infeksionin e veshit si përvojën më të dhimbshme që ka pasur dhe se ka ndodhur gjatë turneut të saj në Mynih.