Adelina tregon asetet gjatë xhirimeve të klipit të ri
AA
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është duke përgatitur një projekt të ri muzikor për këtë verë, duke premtuar një tjetër hit që pritet të ndezë skenën muzikore.
Adelina e ka bërë të ditur këtë lajm përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ajo shfaqet gjatë xhirimeve të klipit të ri.
Në këto fotografi, Adelina duket tejet tërheqëse dhe atraktive, duke i mahnitur ndjekësit e saj.
Një prej fotografive që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo ku këngëtarja del e lagur nga deti, skenë që duket se do të jetë një prej momenteve më ‘të nxehta’ të klipit të ri.
“Ey syni , krejt mu pom kqyrin…”, shkroi Berisha në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke aluduar në disa nga vargjet e këngës së saj më të re.


OKH Merhamet pjesëmarrëse në Panairin e 11-të ndërkombëtar
Një grup hoxhallarësh nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva morën pjesë në hapjen zyrtare të Panairit të 11-të Ndërkombëtar
Në Shkup hapet Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”
Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, një nismë që synon t’u ofrojë ushqim falas familjeve dhe personave
Tërmet 2.8 ballë në afërsi të Gostivarit, lëkundjet
Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë është regjistruar sot, rreth orës 16:10, në afërsi të Gostivarit. MARKETING Sipas të dhënave