Adem Çuçuli zgjedhet kryetar i KSHPK-së
Kuvendi në seancën e sotme e zgjodhi Adem Çuçulin për kryetar të ri të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK). Nga gjithsej 82 deputetë të cilët votuan, Çuçuli mori përkrahje unanime me 82 vota.
Çuçul është jurist i diplomuar nga Shkupi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet. Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumentet më të fundit dhe në faqen zyrtare të Antikorrupsionit ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi për kontakte me median.