Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Adem Salihaj pyet opozitën: Pse nuk e zgjedh nënkryetarin serb kur i ka votat, por e mban Kuvendin të bllokuar?
Maqedoni

Adem Salihaj pyet opozitën: Pse nuk e zgjedh nënkryetarin serb kur i ka votat, por e mban Kuvendin të bllokuar?

August 30, 2025

AA

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka reaguar lidhur me ngërçin e krijuar për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Ai ka thënë se Vetëvendosje po insiston me çdo kusht që ky post t’i takojë Nenad Rashiqit, por nuk i ka votat e nevojshme, ndërsa opozita nuk po e voton atë me arsyetimin se një vendim i tillë është kundërkushtetues.

Salihaj thekson se opozita vet e konsideron kushtetuese zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e Listës Serbe, pasi kjo parti ka shumicën e deputetëve serbë në Kuvend. “Nëse është kushtetuese dhe e drejtë zgjedhja e nënkryetarit serb nga radhët e Listës Serbe, pse opozita nuk e voton, sepse i ka votat e mjaftueshme për ta bërë këtë?”, shkruan ai.

Sipas tij, opozita aktualisht i ka 62 ose 63 vota, të mjaftueshme për ta zhbllokuar Kuvendin dhe për të ecur përpara, por zgjedhja po zvarritet qëllimisht.

Shkrimi i plotë:

Vetëvendosje insiston me çdo kusht që nënkryetar i Kuvendit të zgjedhet Nenad Rashiqi, por nuk i ka votat. Partitë e opozitës nuk po e votojnë Nenad Rashiqin, sepse kjo, sipas mendimit të tyre, është kundërkushtetuese. Vetëvendosja nuk e voton kandidatin e Listës serbe, sepse këtë parti e konsideron organizatë kriminale. Opozita konsideron se është kushtetuese të zgjedhet nënkryetari nga radhët e Listës serbe, sepse kjo parti e ka shumicën e deputetëve serbë në Kuvend. Pyetja është: nëse është kushtetuese dhe e drejtë zgjedhja e nënkryetarit serb nga radhët e Listës serbe, pse opozita nuk e voton, sepse i ka votat e mjaftueshme për ta bërë këtë? PDK 24 LDK 20 AAK+NISMA 8 LISTA SERBE 9 Pakicat joserbe 1 ose 2 Pra, janë 62 ose 63 vota, që janë plotësisht të mjaftueshme për këtë votim. Në këtë mënyrë, opozita do ta zhbllokonte Kuvendin dhe do të ecej tutje. Kështu si po vazhdon, nuk do të kryhet kurrë ky proces. Tash mund të bëhet një raund i ri në Gjykatën kushtetuese dhe Kuvendi sërish do të kthehet në të njëjtën pikë që është tash, pa gjasa për të ecur përpara.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari me ambasadorin slloven: Kod i ri penal dhe reforma

November 23, 2026
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

November 23, 2026
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15613
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari me ambasadorin slloven: Kod i ri penal

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, ku në fokus të

Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,

Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.